ASK-ja: Bie çmimi i prodhimeve blegtorale

10 maj 2018 | 13:44

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi” për tremujorin e parë (TM1 2018) ( 2015 =100).

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Sipas ASK-së, grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Kjo agjenci ka bërë me dije së në këtë tremujor ka pasur rënie të prodhimeve blegtorale.

“Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë Në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për – 1.27%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për -3.72 %”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për -1.81%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS)…