ASK-ja kërkon mbështetje për sigurimin e serverëve të të dhënave
11 maj 2021
| 12:07
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve.
Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, ka thënë se nga 16 gjetje të auditorit kanë arritur që t’i zbatojnë nëntë prej tyre.
Ai ka kërkuar mbështetje për sigurimin e serverëve të të dhënave.
“Nga 16 gjetje te Auditorit nëntë i kemi trajtuar dhe përfunduar. Nuk kemi bërë progres në ndarjen e detyrave të punëtorëve. Gjatë pandemisë kemi kaluar në një format të ri”.
“Kemi paraparë që teknologjia informative të jetë një departament në vete në agjenci. Serverët janë duhet bartë në vende që të ruhen”, ka thënë Berisha.



