ASK-ja: Numrin më të madh të vizitorëve dhe të netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Pejës

04 dhjetor 2020 | 11:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2020.

Në TM3 2020, pjesë e anketësishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas ASK-së, në TM3 2020, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 40 272, prej tyre 47.14 për qind ishin vendorë dhe 52.86 për qind ishin të jashtëm, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 80 980, prej tyre 45.32 për qind nga vendorët dhe 54.68 për qind nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe të netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Pejës, me 13 885 vizitorë dhe 38 188 netqëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj”, është thënë në raportin e ASK-së.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend…