ASK-ja shpenzoi rreth 1 milion euro për paga dhe mëditje

17 nëntor 2021 | 12:20

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar raportin financiar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, ka bërë me dije se ka pasur një rritje të shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak për shkak të përgatitjeve për regjistrimin e popullsisë, por që është shtyrë për shkak të pandemisë.

Më tutje, ai ka sqaruar se për paga dhe mëditje kanë shpenzuar 995 mijë euro. Berisha ka thënë se kanë realizuar 87 për qind të buxhetit dhe se të hyrat ishin mbi 1.1 milion euro.

“Të mallrat dhe shërbime ka pasur rritje për shkak se jemi përgatitur për regjistrim e popullsisë. 1 milion e 800 mijë euro, 92 mijë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime. 87 për qind e kemi realizuar buxhetin, derisa të hyrat ishin 1 milion e 128 mijë, kurse shpenzimet për paga dhe mëditje ishin 995 mijë euro. Kemi kursyer mbi 1 milion euro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit se kinezi Guanyu Zhou do të garojë sezonin…