ASK: Prishtina me numrin më të madh të vizitorëve

05 mars 2021 | 13:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin  e katërt (TM4) 2020. 

Në tremujorin e katërt të vitit 2020 (TM4 2020), sipas ASK-së pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. “Në TM4 2020 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 51 885, prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 89 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime”, është thënë në raportin e ASK-së.

 

Sipas këtij raporti, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.

“Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…