Ky është punëtori i Raiffeisen bankës që hyri në llogarinë e Përparim Ramës

06 nëntor 2026 | 19:27

Një punëtor i Raiffeisen Bank, vendosi të qasej kundërligjshëm në llogarinë dhe transaksionet bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Nacionale raporton se ka mësuar se punonjësi i dyshuar është Albion Ferati.

Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës komerciale “Raiffeisen”, ku një punonjës i bankës dyshohet se është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të Përparim Ramës, kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Punonjësi i dyshuar, sipas Nacionales është Albion Ferati.

Nga banka Raiffeisen e kanë konfirmuar dje rastin për Express, ku kanë deklaruar se kanë pranuar një ankesë nga Përparim Rama, andaj edhe kanë nisur trajtimin e rastit.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, kanë thënë ndër të tjerash nga “Raiffeisen”.

Ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja ose qëllimi i të dyshuarit Albion Ferati lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme dhe kundër rregullave strikte bankare.

Duhet theksuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime parahetimore lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Këtë e ka konfirmuar vetë Prokuroria në një përgjigje për lajmi.net, duke bërë të ditur se rasti është pranuar dhe se tashmë janë autorizuar veprimet për zbardhjen e rrethanave.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës…