
Asllani mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore
21 gusht 2025
| 15:51
Kristjan Asllani ka mbërritur sot në Torino për të kryer vizitat mjekësore në qendrën e Mjekësisë së Sportit, para se të firmosë me klubin granata.
Pas përfundimit të kontrolleve mjekësore, mesfushori i lindur në vitin 2002 do të udhëtojë drejt qendrës stërvitore në Filadelfia për të nënshkruar kontratën me Torinon.
Marrëveshja është e strukturuar në formën e një huazimi me pagesë prej 1,5 milionë euro, me të drejtë blerjeje të kartonit për 11,5 milionë euro. Në orët në vijim, Asllani do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Baroni për fillimin e sezonit të ri të Serie A.