Drita ka 99.96 % gjasa që të kaloj në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës

12 dhjetor 2025 | 16:16

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka pësuar humbjen e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, kur të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” u mposht 0:3 nga klubi i njohur holandez, AZ Alkmaar.

Për Dritën ishte humbja e parë, ndërsa ka dy fitore e dy barazime, me tetë pikë, në vendin e 19-të.

Vetëm dy javë më parë skuadra gjilanase, që nuk kishte asnjë humbje, ishte pjesë e tetë ekipeve të para dhe me gjasa të mëdha që ta kalonte fazën e ligës, në mesin e tetë ekipeve të para.

Drita ndeshjen e fundit e luan në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos, ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.

Për gjilanasit kjo është një ndeshje vendimtare, për të siguruar fazën tjetër të garave, Play-Offin, megjithëse ekipi nga Kosova, vlerësohet me gjasa të larta.
99.96 përqind janë gjasat e Dritës për të kaluar në fazën tjetër sipas portalit “Football Meets Data”.

Kundër spanjollëve Drita luan më 18 dhjetor në Madrid, por që kampionia e Kosovës do të luaj futboll evropian edhe vitin e ardhshëm kur do të marrë pjesë në garat e Play-Offit të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë amerikanë nga Komanda Rajonale–Lindje e KFOR-it,  kanë zhvilluar së…