Asnjë rast i infektuar me ethe hemorragjike në Malishevë

31 maj 2022 | 15:30

Shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike në Malishevë, i cili drejtohet nga drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, ka mbajtur të martën një takim pune, ku është shqyrtuar situata endemike me ethet hemorragjike.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me këto ethe.

Në takimin e mbajtur është bërë me dije se në QKMF-në e Malishevës është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e realizuar në Kosovë, saktësisht në Obiliq është…