Asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

23 gusht 2021 | 18:13

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 397 raste të reja me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

“Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë: 88 në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan”, është thënë në njoftimin për medie të ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varianti “Delta” i koronavirusit po prek në masë të madhe…