Gjatë 24 orëve të fundit, dy të vdekur nga koronavirusi janë të moshës 20-29 vjeçare

23 gusht 2021 | 18:13

Varianti “Delta” i koronavirusit po prek në masë të madhe edhe moshat e reja në Kosovë.

IKSHPK njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 267 të rinj të grupmoshës 20-29 vjeç janë infektuar nga coronavirusi.

Mirëpo, shqetësuese është rritja vdekjeve të personave në mosha të reja që janë të prekur me coronavirus.

Në raportin e detajuar nga IKSHPK, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të grupmoshës 20-29 vjeç që kanë qenë të prekur nga coronavirus kanë humbur jetën.

Viktima e gjinisë femërore është nga Gjakova, derisa e gjinisë mashkullore nga Komuna e Istogut.

Ndryshe, dita e sotme në Kosovë ka qenë ndër më të rëndat sa i përket viktimave të coronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në këto momente në pranga është A.S., ndërsa i…