Rama përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Qëndresa e tyre u bë pjesë e vetëdijes së një brezi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar heroin Afrim Zhitia dhe heroin Fahri Fazliu, të cilët ranë më 2 nëntor 1989, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në përballje me forcat serbe.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka vlerësuar qëndresën dhe veprën e tyre, duke theksuar se sakrifica e dy heronjve u bë pjesë e vetëdijes së një brezi që do ta vazhdonte rrugën drejt lirisë.

Ai ka thënë se madhështia e veprës së tyre qëndron në bashkimin e bindjes, guximit dhe përgjegjësisë.
Rama ka theksuar se Prishtina e ruan vendin e rënies së tyre si pjesë të historisë më të çmuar, ndërsa ka nënvizuar se Kosova e ka për detyrë që veprën e tyre ta përcjellë te brezat e rinj, përmes edukimit dhe përgjegjësisë për ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit.



