Fahri Fazliu i ri: 37 vjet nga rënia heroike e Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia
02 nëntor 2026
| 13:51
Sot, në 37-vjetorin e rënies heroike të Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, kujton me krenari dhe përulje sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Përmes një fotografie simbolike, para portreteve të dy heronjve, ai shpreh nderimin dhe krenarinë për veprën e tyre, duke theksuar se sakrifica, guximi dhe ideali i tyre për liri mbeten amanet i përhershëm për brezat që vijnë.
“37 vite pas rënies së tyre, emrat e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitias vazhdojnë të jetojnë në kujtesën kombëtare. Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia!”, ka shkruar në ‘Facebook’ Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut.



