Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

02 nëntor 2026 | 13:04

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit.

Policia ka kërkuar që çdo informacion të raportohet në numrat e mëposhtëm:

192

0800 19999 (pa pagesë)

039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Qytetarët mund të paraqiten gjithashtu në stacionin më të afërt policor për të dhënë informacione.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger, ka konfirmuar se…