Asociacioni duhet të themelohet konform Kushtetutës

03 dhjetor 2021 | 00:02

Opionionisti Azem Vllasi është shprehur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që nuk duhet të formohet Asociacioni, por që duhet të formohet konform Kushtetutës”, është shprehur Vllasi, njofton Klan Kosova.

“Asociacioni duhet të themelohet konform Kushtetutës”.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, ai ka thënë në Edicionin Special se pala kosovare duhet të jetë çdo herë e gatshme.

“Pala kosovare duhet të shprehet se është e interesuar për dialog dhe marrëveshjen finale. Sa më shpejt, aq më mirë. Nuk varet nga pala kosovare se kur do ta pranojë Serbia Kosovën, ajo varet nga faktorët perëndimorë dhe agjendat e brendshme të Serbisë”.

“Pala serbe e ka taktikën e vet. Ne duhet thënë se jemi të gatshëm për dialog dhe të interesuar për marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja e njohur, Adriana Matoshi, është në gjendje stabile shëndetësore.…