
Asociacioni i komunave kthehet në komitetin anti-Covid
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin anti-Covid si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.
Përndryshe sot Qeveria e Kosovës ka thirrur në një takim kryetarët e komunave për t’u koordinuar lidhur me angazhimet e përbashkëta në betejën kundër pandemisë Covid-19.
Dje Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë Asociacionin e komunave në Komitetin anti-Covid që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë.
Si shkas nga kjo mospërfshirje të AKK-së në këtë komitet si përfaqësuese e pushtetit lokal në Kosovë, bordi i AKK-së pati vendosur që kryetarët e kmunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të qeverisë.
Sipas njoftimit të qeverisë sot pasdite, Asociacioni i Komunave të Kosovës nga nesër do të jetë i përfshirë në këtë komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid-19.
Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdojë të japë kontributin e vet si deri më tani që nga marsi i vitit 2020 në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie.