
Aston Villa planifikon rikthimin e Bentekes
28 janar 2020
| 11:19
Drejtuesit e Aston Villas dëshirojnë ta përmirësojnë sa më shumë repartin e avancuar dhe për këtë mendojnë të rikthejnë në skuadër Christian Benteken, i cili që nga viti 2016 është pjesë e skuadrës së Crystal Palace, ku këtë sezon nuk po arrin të shkëlqejë, pasi në 15 aktivizime nuk ka shënuar asnjë gol.
Pas nënshkrimit me Cenk Tosun, drejtuesit e Palace janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili me shumë mundësi do të rikthehet në Birmingham. Për kartonin e futbollistit belg drejtuesit e Crystal Palaces kërkojnë 10 milionë euro.