Astrit Patozi: Zgjedhjet ishin të shëmtuara, por shmangën konfliktin civil

02 korrik 2019 | 17:59

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka pranuar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin normale, por sipas tij do të ishte shumë herë më keq nëse s’do të kishte fare zgjedhje.

Ai në një intervistë për emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, ka thënë se këto zgjedhje nuk ishin fare të mira, por ka nënvizuar se me to është shmangur një konflikt civil.

“Këto nuk ishin në fare zgjedhje të mira, ishin zgjedhje të cunguara, ishin zgjedhje të shëmtuara. Më mirë të kishim këto zgjedhje të shëmtuara, sesa të mos kishim zgjedhje fare. Ne prandaj hymë në këto zgjedhje. Hymë edhe si dëshmitarë, për të thënë se janë të këqija këto zgjedhje. Por që ta bëjmë me zgjedhje ndryshimin, duhet që edhe ai që iku, edhe ai që ngeli t’i thërrasin mendjes. Sepse kjo do të jetë hera e fundit, sepse nëse do të ndodhë prapë, përplasjen civile nuk e shmang askush. Së pari, duhet të reflektojë më i forti, që është kryeministri (Edi Rama). Por sidomos ai (Lulzim Basha) që e la partinë pa përfaqësim në asnjë nivel”, ka thënë Patozi.

Më tutje, Patozi ka theksuar se palët duhet të ulen e të reflektojnë.

“Duhet të kemi një formatim kushtetues. Nëse kjo nuk ndodh kriza do të shtyhet”, ka deklaruar Patozi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka vlerësuar se…