Astronauti japonez zgjatet me 9 cm në tri javë

09 janar 2018 | 20:51

Një astronaut japonez që po qëndron në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar thotë se është rritur me 9 centimetra që nga arritja e tij atje, tri javë më parë.

Norishige Kanai shkruante në medien sociale se, ishte i shqetësuar se nuk do të mund të ulej në sediljen e anijes kozmike ruse “Soyuz”, që pritet ta kthejë në shtëpi në qershor.

Astronautët rriten me një mesatare nga dy deri në 5 centimetra kur janë në hapësirë. Kjo, për shkak se mungesa e gravitetit lejon vertebrat në shtyllën e tyre kurrizore të zgjaten, transmeton tch.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Kam një lajm të rëndësishëm sot. Ne matëm trupat tanë pas arritjes në hapësirë dhe uau… Unë jam zgjatur me 9 centimetra. Jam rritur si një bimë për vetëm 3 javë. Nuk më kishte ndodhur diçka e tillë që nga gjimnazi. Por jam edhe pak i shqetësuar, nëse do të mund të ulem në sediljen e anijes Soyuz kur të kthehem”, shkruante ai.

Anija “Soyuz”, që transporton astronautët nga Toka në Stacionin Hapësinor dhe i kthen ata sërish në shtëpi, ka një limit për lartësinë e sediljes.

Nëse anëtarët e ekuipazhit zgjaten shumë, kjo mund të përbëjë një problem. Astronautët mund të zgjaten kur janë në hapësirë dhe të kthehen në gjatësinë normale kur kthehen në Tokë.

“Nëntë centimetra janë shumë, por mund të ndodhë, duke ditur se çdo trup njerëzor është i ndryshëm”, thanë ekspertët e agjencisë britanike hapësinore për BBC. Ky është i pari mision hapësinor për astronautin japonez, që më parë punonte për forcat detare vetëmbrojtëse të Japonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e shërbimit korrektues dhe mjekët e spitalit rajonal të…