Atalanta e gatshme ta befasojë Realin

24 shkurt 2021 | 08:05

Një përballje shumë interesante do të zhvillohet në Ligën e Kampionëve mes Atalantës dhe Real Madridit në “Gewiss Stadium”.

Skuadra që drejtohet nga Gian Piero Gasperini përfundoi e dyta në Grupin D për të siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt, kurse Reali, edhe pse nuk e nisi mirë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, e mbylli në vendin e parë të Grupit B. Për nga historia Real Madridi është favorit absolut për të fituar këtë ndeshje dhe për t’u kualifikuar tutje, por ngritja e madhe e Atalantës në vitet e fundit dhe entuziazmi mund të sjellin befasi.

Klubi italian në edicionin e kaluar është eliminuar nga PSG-ja në çerekfinale, por tash gjerat janë ndryshe dhe skuadra italiane synon ta dënojë skuadrën e Realit që po ka probleme me lëndime të futbollistëve. Ndërsa Reali që është skuadra më e suksesshme në këtë garë, nuk e nisi këtë edicion në mënyrën më të mirë, por më pas trajneri Zinedine Zidane i vendosi gjërat në binarë duke përfunduar të parët në grup, kurse në këtë ndeshje synojnë të marrin një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit. Mungesa e vetme e Atalantës në këtë ndeshje është Hans Hateboer, kurse Reali do të jetë pa Karim Benzeman, Eden Hazardin, Rodrygon, Sergio Ramosin, Marcelon, Eder Militaon, Daniel Carvajalin dhe Federico Valverden, të cilët janë të lënduar. Ndërsa mesfushori Casemiro është i pezulluar.

Sonte zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në Ligën e Kampionëve në mes të Borussia Monchengladbachut dhe Manchester Cityt në “Puskas Arena”. Kjo është hera e parë që Gladbach është kualifikuar në këtë fazë, ndërsa City po kërkon ta fitojë garën për herë të parë në historinë e klubit. Klubi gjerman nuk ka shqetësime për mungesat, ndërsa anglezët nuk do të kenë vetëm mbrojtësin Nathan Ake.

Të mërkurën takohen:
21:00 Atalanta – Real Madrid
21:00 Borussia Moenchengladbach – Manchester City

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. Anthony…