Atëherë kur do rrëfejmë: Ishte seç na ishte. Na ishte një koronavirus!

04 maj 2020 | 09:54

Prof. dr. Lisen Bashkurti

Nuk do jete e largët dita kur do rrëfejmë: Ishte seç na ishte. Na ishte njëherë coronavirusi. Te gjithë u çmenden prej tij.

Për një çast u shuan gjithë dallimet që nuk kishin arritur t’i shuanin shekujt, përmbysjet, revolucionet, luftërat e mëdha. U shuan dallimet fetare, racore, etnike, pasurore, sociale, kulturore. Gjithçka u përmbys. Gjithë njerëzimi u kërcënua nga një ‘armik’ i padukshëm dhe i panjohur.

Shtetet e fuqishme, ushtritë e mëdha, armët vdekje prerëse, pasuritë e pafund, teknika e teknologjia e sofistikuar, strategjitë dhe taktikat e luftërave te mëdha- të gjitha u dorëzuan përballe një micro-coronavirusi.

Kështu, për një çast u benë bashke të gjithë ato që nuk ishin afruar kurrë me njeri- tjetrin. Madje u bashkuan edhe ato që e kishin urryer njeri-tjetrin, kishin luftuar më gjithë fuqinë kundër njeri-tjetrit.

Për një çast ishte pafuqia ndaj vdekjes që po bashkonte të gjithë. Ishte dëshira për të jetuar që vendosej mbi gjithçka. Po ndodhte një revolucion në marrëdhëniet shoqërore.

Për një çast njerëzit pa kurrfarë dallimi u bë qytetare i sëmurë global. Shoqëria njerëzore u shndërrua në një shoqëri te vetme te infektuar ndërkombëtare. Bota u transformua në një fshat global të karantinuar.

Për një çast të gjithë prisnin zgjidhje nga njeri-tjetri, transferonin përgjegjësitë të njeri-tjetri, frikësoheshin nga njeri-tjetri, distancoheshin nga njeri-tjetri, shanin e fajësonin njeri-tjetrin.

Coronavirusi kishte nxjerr të gjithë nga takti. Atëherë kur duhej te vepronin të gjithë u paralizuan të gjithë. Njerëzit prisnin nga mjeket. Mjeket prisnin nga shkenca. Shkenca priste nga politika. Politika priste nga njerëzit. Njerëzit prisnin nga Zoti.

Për një çast te gjithë u mbyllen fizikisht. Por, të gjithë u hapen virtualisht. Te gjithë pa kontakte fizike, por të gjithë njëherazi më lidhje elektronike. Shoqëri te tera u zhduken, për tu zëvendësuar me rrjete tëe mediave sociale.

Për një çast gjithçka e fuqishme u venit. Çdo investim mburravec ndër shekuj u bë qesharak. Çdo qellim madhor i dikurshëm u përdhos pa kurrfarë vlere. Ndër shekuj ishin krijuar armë, armatime dhe armata. Ishte ky një investim për vdekjen. Ishte ky një harrese për jetën.

Ndër dekada ishin hedhur kapitale te pafund për të arritur hapësirën deri të e paarritshmja. Por, këto kapitale nuk kuptuan, nuk parandaluan dot një corona virus në zemër të tokës, ne mes të njerëzimit, në qenien njerëzore.

Për një çast gjithçka u duk se u përmbys. Prej vitesh ishin bere përpjekje për te rrënuar kufij, mure e gardhe. Ishte bërë e pabëra për lëvizjen e lire të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. E përballe një coronavirusi u ngritën demonët e se kaluarës. U mbyllen kufij, u ngritën mure, u vunë gardhe.

Për një çast infrastruktura gjigande shumë shekullore u duk e pavlere. Rrugët u bënë postblloqe mos kaluese. Hekurudhat zunë të ndryshken nga heshtja. Avionët ranë përdhe si zogj te pafuqishëm për fluturim. Çdo po zvarritej. Njerëzimi po lëvizjet si reptilë te parahistorisë.

Për një çast njerëzit harruan vetëveten, se çfarë dijne dhe çfarë duhet të bëjnë. Politikanet u bënë mjeke. Mjeket u benë politikane. Dhe me pas, te dy palët u bene ekonomiste. Harruan çfarë dijne më mire. Injoruan çfarë duhet të bënin.

Për një çast mbyllja prodhoi hapjen. Heshtja prodhoi shprehjen. Ekranet nisen të shqyheshin në micro-ekrane me dhjetar portetë. Te ndarët fizikisht, por bashkoheshin në ekran. Nuk kishin folur kurrë me pare individualisht, e tani po flitnin te gjithë njëherësh virtualisht.

Për një çast njerëz te fuqishëm u bene te dobët dhe qesharak. E, njëkohësisht njerëz te dobët e të harruar u lartësuan madhërisht. Heronjtë e dikurshëm u zbrapsen. Te zmbrapsurit nder dekada u heroizuan.

Për një çast bota po gjente atë që meritonte. njerëzimi po meritonte atë që kish kërkuar. Prej mijëra vitesh ishin bërë gjithë përpjekjet për të mënjanuar jetën njerëzore nga agjenda botërore. E atëherë kur jeta njerëzore u kërcënua një coronavirus e gjithë agjenda ndërkombëtare e ndërtuar dhe vazhduar ndër shekuj u shemb përdhe.

Po erdhe momenti qe coronavirusi, ashtu siç erdhi ngadalë dhe pa u dukur, nisi te largohej po ngadalë dhe pa u ndjere….Por bota mbetej atje ku kish qenë. Njerëzit do vijonin jetën si me parë.

E cili do jete morali i kësaj përralle të së kaluarës?! Si do jete bota pas kësaj? Si do ngrihet njerëzimi mbas kësaj ëndrre te keqe? Çfarë do vijoje dhe çfarë do te ndryshoje ne mendësinë njerëzore!? Çfarë do ndryshoje te individi, familja, komuniteti, kombet dhe të marrëdhëniet dhe sistemi ndërkombëtar!? Çfarë mësimesh do mbeten për të mos u harruar nga të gjithë !?

Vështire që këto pyetje të marrin përgjigjen që tani. Por diçka mund te thuhet edhe tani…

Bota pas këtij makthi vdekjendjellës do çmojë njeriun dhe njerëzimin mbi gjithçka. njerëzimi do mendoje më shumë për te luftuar vdekjen dhe për te kultivuar jetën.

Pas kësaj njerëzit do jene me miqësorë me token, natyrën, klimën globale. Toka do jete me bujare me njeriun dhe jetën njerëzore.

Shkenca do ulet me shumë me këmbe ne tokë. Do depërtoje me thelle të njeriu dhe sekretet e jetës dhe te përballjet me sfidat e vdekjes.

Politikat publike te çdo niveli do jene me humane ne vetvete. Humaniteti i tyre do udhëhiqet më shumë nga racionaliteti. Racionaliteti do jete në themel të gjithçkaje, të familjes, shoqërisë, kombeve dhe mbare sistemit ndërkombëtar.

Egoizmi, individualizmi komunitar, etnik, fetar, socio-ekonomik dhe shtetëror do tronditen si kurrë më parë për tu zëvendësuar si asnjëherë tjeter më ndjenjën e solidaritetit përtej kufijve, racave, nivelit ekonomik e përfaqësimit social.

Makutëria e pushtetit autokratik, autoritarist, kleptokratik do ronitet përballe vlerave të demokracisë, nga populli, me popullin dhe për popullin.

Liritë njerëzore do lidhen e kushtëzohen më fort ndervete, ku liria e jetës do ushqehet nga liritë e tjera, dhe të gjitha së bashku do i shërbejnë më mirë njeriut dhe njerëzimit.

Sistemi ndërkombëtar do zbehe me shume mostrat e interesave gjeopolitike përballe korpusit te vlerave, parimeve dhe normave ndërkombëtare me popujt dhe individët ne qendër te tij.

Gara shqyese për sundim, kapital, kontroll të një apo një grupi te fuqishmish mbi boten dhe njerëzimin do dobësohen përballe nevojës për më shumë paqe, siguri, liri, demokraci dhe prosperitet për të gjithë.

Nuk do jetë e largët dita kur të gjithë do rrëfejmë: ishte seç na ishte..na ishte njëherë një ‘armik’ i padukshëm vdekjeprurës! Te gjithë u ndjenë te kërcënuar prej tij.

Me në fund ai iku duke marrë shumë jetë njerëzish. U largua duke i lenë shume plage njerëzimit. Mbi të gjitha na la pas shume mësime për të mos u harruar, nevojën për më shumë humanitet, racionalitet, solidaritet, paqe dhe liri, demokraci dhe liri individuale, prosperitet për të gjithë dhe përgjithnjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media në…