ATK-ja dhe AKK-ja pajtohen për arritjen e një memorandumi të përbashkët

19 nëntor 2020 | 13:02

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Ekrem Hysenaj, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për tema që ndërlidhen me aktivitetet e këtyre dy institucioneve.

Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave të sistemit kadastral për Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat do të mundësonin qasje aktive, si dhe në të njëjtën kohë do të eliminonin procedurat burokratike ose shkëmbimin fizik të të dhënave, raporton “Epoka e re”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Ekrem Hysenaj, gjatë takimit ka ngritur tri çështje të cilat duhet të unifikohen bashkërisht me AKK-në, atë për pjesën e të dhënave të pasurisë së paluajtshme të tatimpaguesve, unifikimi i adresarit të tatimpagueseve, si dhe heqja e tarifës administrative për ATK-në në rastet e vendosjes së barrës tatimore për tatimpaguesit nëpër zyrat e kadastrave.

Ndërkaq kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ka thënë se janë të interesuar që të ngritin në tjetër nivel bashkëpunimin e dy institucioneve, pasi që janë shumë pika të cilat ATK-ja dhe AKK-ja duhet patjetër të kenë të intensifikuara kanalet e komunikimit. “AKK-ja tani ka një platformë moderne digjitale, e cila do të mundësojë alternativë të ndryshme në vijën komunikuese dhe bashkëpunuese”, ka thënë ai.

Në fund të këtij takimi, të dy palët u pajtuan që gjatë ditëve në vijim të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi, i cili do të jetë hap i rëndësishme në konkretizimin e pikave, të cilat u ngritën gjatë këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka…