ATK-ja dhe Dogana me aksion në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës

06 tetor 2020 | 13:00

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njoftojnë se janë duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa biznese nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobil.

Sipas njoftimit, qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të informalitetit.

“Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri më tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth rrjedhës së aksionit, përmes një konferencë për media ose përmes një komunikatë të zgjeruar për media”, thuhet në njoftim.

ATK thotë se të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica bëri gjithçka që mundi për t’u larguar nga…