ATK-ja dhe Dogana vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale

12 shkurt 2019 | 11:43

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas Murtezajt në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

Drejtorët e dy institucioneve kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve rikthehet sonte (e martë) me dy superpërballje.…