ATK-ja dhe Drejtoria e Tatimeve të Shqipërisë mbajnë seminar të përbashkët

14 nëntor 2017 | 23:23

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të Shqipërisë kanë mbajtur një seminar të përbashkët për transferimin e çmimit.

Qëllimi i këtij seminari ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e transferimit të çmimit, aspekti i bazës ligjore dhe i përgatitjes së dokumentacionit të transferimit të çmimit.
Ky seminar është organizuar nga organizata Price Waterhouse Coopers, dega në Kosovë dhe Shqipëri dhe përmes ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe, janë prezantuar tematikat specifike dhe sfidat në këtë fushë. Gjithashtu, janë prezantuar edhe përvojat e autoriteteve tatimore të vendeve të rajonit, të cilat kanë qenë të dobishme në sqarimin e mëtejmë të transferimit të çmimit.
Si pika kryesore të cilat u trajtuan gjatë seminarit ishin dokumentacioni i transferimit të çmimit, analiza funksionale, metodat e transferimit të çmimit, zgjedhja e palës së testuar, si dhe analiza e krahasueshmerisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është takuar të martën me…