ATK-ja: Gjatë muajit janar janë shqiptuar 130 gjoba te bizneset

09 shkurt 2021 | 15:27

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë muajit janar 2021 janë shqiptuar 130 gjoba nga vizitat te bizneset. Sipas ATK-së, gjatë këtij muaji janë bërë mbi 3 000 vizita. “Deri me datë 31 janar janë kryer 3,355 vizita te bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren. Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Përveç vizitave, ATK-ja tregon se inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. “Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro.

ATK-ja do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me legjislacionin tatimor në fuqi”, është theksuar në njoftimin e këtij institucioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka…