Denoncimi për sulm fizik, Veliu i reagon ashpër Bulliqit

09 shkurt 2021 | 15:24

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi një qytetar e ka denoncuar në polici kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me pretendimin se e ka sulmuar fizikisht.

Veliu ka thënë se pas hakmarrjes e linçimeve publike, tashmë Bulliqi ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.

“Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999. Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re ‘të shiritave të kuq’”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veliut:

Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.

Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike.

Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999.

Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”.

Për Shpejtim Bulliqin dhe partinë e tij, çdo kush që nuk mendon si ata dhe nuk iu nënshtrohet mendësisë së tyre politike majtiste-bolshevike, ai është “tradhtar” ose “armik” i tyre dhe luftohet me çdo mjet. Ngjashëm ndodhi edhe me qytetarin e komunës sonë, i cili ishte pre e dhunës nga Bulliqi.

Qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë, do të dënojnë dhunuesit e kuq dhe do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri…