ATK-ja mbledh 34.8 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar

10 shtator 2019 | 16:11

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)  për muajt janar–gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 34.8 milionë euro.

ATK-ja ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro.

“ATK-ja gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore”,është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi,  ATK-ja ka theksuar se prioritet i agjencisë vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e këtij institucioni është e përcaktuar me ligj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sky Sports” ka shkruar për Kosovën në ditën e ndeshjes…