ATK-ja mbledh 43.7 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar

10 dhjetor 2019 | 14:14

“465.7 milionë euro janë të hyrat e grumbulluara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për periudhën janar-nëntor 2019, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.4 për qind apo 43.7 milionë euro më shumë”, është bërë me dije në njoftimin e ATK-së.

Përveç të hyrave, ATK-ja gjatë këtyre muajve ka punuar me intensitet të lartë në arritjen e objektivave të përcaktuar paraprakisht, të cilat janë prioritete strategjike dhe njëkohësisht janë të bazuara në planin strategjikë, siç janë rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale dhe trajtimi i borxheve.

Veç këtyre, në fokus do të mbetët avancimi i mëtejmë i teknologjisë informative.

Menaxhimet i lartë i ATK-së do të vazhdojë më përkushtim t’i zbatojë të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj. “Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një ditë normale në Medinë, në Arabinë Saudite, kur…