ATK-ja mbledh mbi 500 milionë euro tatime për gjashtë muaj

10 korrik 2025 | 11:07

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka bërë me dije se kanë inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025.

Ai ka thënë se kjo paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar..

Murtezaj këto të dhëna i ka paraqitur të enjten në një konferencë për medie, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11 për qind, në raport me vitin paraprak”, ka thënë Murtezaj, raporton “EO”.

Murtezaj ka theksuar se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja është duke vazhduar edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e nis rrugëtimin në Ligën e Evropës me një…