Së shpejti në Stuttgart hap dyert ‘Hotel Bel’vu’ i vëllezërve Bucolli

29 gusht 2025 | 13:42

Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare po merr jetë në Gjermani. Vëllezërit Bucolli nga Kosova kanë njoftuar hapjen së shpejti të hotelit të tyre në Stuttgart të Gjermanisë, i cili mban emrin Hotel Bel’vu. Hoteli ka disa kate dhe dhoma të nivelit evropian.

Ky investim i ri pritet të sjellë një standard të lartë shërbimi dhe mikpritjeje, duke ofruar një ambient të ngrohtë, elegant dhe komod për mysafirët. Përfaqësuesit e hotelit kanë bërë të ditur se data e hapjes do të bëhet publike së shpejti.

“Hoteli Bel’vu do të jetë një vend ku komoditeti takohet me mikpritjen, dhe mezi presim t’i shërbejmë klientëve tanë”, thuhet në njoftimin e afaristit Albert Bucolli.

Ky projekt i ri i vëllezërve Bucolli shihet si një dëshmi e angazhimit dhe suksesit të komunitetit shqiptar në diasporë, duke sjellë jo vetëm investime, por edhe promovim të vlerave të mikpritjes shqiptare në qendër të Stuttgartit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dalë sot në…