ATK-ja vazhdon me rritjen e trendit të të hyrave

02 gusht 2019 | 16:19

Performanca në inkasimin e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës po vazhdon të shënojë rritje, e cila po tejkalon objektivat e planifikuara. Kështu është bërë me dije në një njoftim të këtij institucioni.

“Nëse i referohemi realizimit të të hyrave për periudhën janar-korrik 2019, ATK-ja ka mbledhur 297 milionë euro, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur 10.9 për qind apo 29.1 milionë euro më shumë. Ndërsa, vetëm për muajin korrik janë tejkaluar planifikimet e parapara për 4.4 milionë euro. Ky trend është si rezultat i zhvillimit të një mori aktivitetesh, në drejtim të përmbushjes vullnetare, luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, trajtimin e borxheve, si dhe veprime të tjera të cilat janë në prioritet të ATK-së”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Më tej në këtë njoftim theksohet se: “Përveç këtyre, pjesë e rezultatit janë edhe reformat brenda institucionit të ATK-së, ku me theks të veçantë është ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në pjesën tjetër të vitit, më qëllim të përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit, të cilët kanë borxhe të pashlyera në ATK”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka dalë në…