ATK-së i shtohen 20 inspektorë të rinj

29 gusht 2019 | 11:38

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar 20 inspektorë tatimor, të cilët sot kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.

Me këtë rast, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, duke i uruar mirëseardhje inspektorëve të rinj, ka kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të ATK-së, me theks të veçantë trajtimin korrekt dhe të njëtrajtshëm të tatimpaguesve.

Murtezaj ka potencuar se procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs.

Ky institucion ka theksuar se në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor, për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar bën realitet një prej ëndrrave të tij, shfaqjen në…