ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave edhe për mujin qershor

03 korrik 2020 | 11:06

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), vlerëson se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor.

“Rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor, për të cilin vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak.

Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajëve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

“Ndërsa, në krahasimi me periudhen e njejt të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6%  apo 3.5 milion euro më shumë. ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arif Molliqi Çdo mëngjes bërllokun e shtëpisë e nxjerrë jashtë…