Dashnor autodidakt

03 korrik 2020 | 11:04

Arif Molliqi

Çdo mëngjes
bërllokun e shtëpisë e nxjerrë jashtë
bashkë me marrëzitë e mia
më përzihet edhe një maskë e zezë
pastaj kthehem ia pjek vetes një kafe
në televizion i dëgjoj lajmet bajate

Nuk harroj edhe të urinoj
një ves i trashëguar nga qyteza ime
që nuk ka nevojtore publike
dikur kthehem e pi atë kafen e ftohtë
para se të nisem për qytet
që me pret një grua e bardhë e butë
sa të shohin sytë
ajo më përngjan shumë në Shote Galicën
në Norën e Kelmendit
që kurrë s’i kam njohur
që kurrë s’i kam parë
e kam ra n’dashni me to

Ah, harrova t’ju them
në dashuri jam autodidakt
prandaj u dashtë të vijë pleqëria
që unë ta heq turpin e lakuriqësisë

  1. 06. 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vizitën e tij të parë zyrtare, kryeministri i Kosovës,…