Në vizitën e parë, Hoti pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

03 korrik 2020 | 11:00

Në vizitën e tij të parë zyrtare, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit me Ramën, të dy kryeministrat pritet të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Por, shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës së tij në Shqipëri do të takohet edhe me liderët e tjerë shtetërorë dhe ata partiakë.

Pas takimit dhe konferencës me kryeministrin shqiptar, Hoti do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, në dy takime të ndara.

Hoti do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko këtu /PDF/ Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shpall…