Kurti udhëton drejt Francës, do të takohet me Macronin

07 nëntor 2026 | 21:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, duke pohuar se Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, si dhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka shkuar në gjashtë numri i personave që humbën jetën…