Aktivisti Blert Morina denoncon në IPK pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të Kurtit për incidentin te NewBorn
07 nëntor 2026
| 18:55
Aktivisti Blert Morina ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me një incident që, sipas tij, ka ndodhur para disa ditësh pranë monumentit NEWBORN në Prishtinë.
Video nga momenti:
Në një prononcim për Indeksonline, Morina ka deklaruar se gjatë ngjarjes është penguar nga një zyrtar policor, i cili, sipas pretendimeve të tij, nuk mbante numër identifikues, transmeton lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se ankesa ka të bëjë me pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.
Morina ka treguar se në momentin e incidentit ishte duke marrë pjesë në një aksion simbolik protestues, të organizuar në shenjë reagimi ndaj rastit të Arlinda Zekajt.



