Atletico me 10 lojtarë i nxjerr barazim Arsenalit në Londër

26 prill 2018 | 23:09

Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Ekipet barazuan 1 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Londër.

“Topçinjtë” ishin në avantazh numerik në fushë që nga minuta e dhjetë kur Vrsaljko u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht dominimit, Arsenali nuk arriti golin deri në minutën e 61-të, kur Alexandre Lacazette çoi rezultatin në 1 me 0.

Megjithatë, në minutën e 82-të, Antoine Griezmann heshti Londrën për të barazuar gjithçka dhe për t’i dhënë avantazh Atleticos për ndeshjen e kthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka dyshim se njerëzit janë krijesa shumë sociale. Por…