Atletico, 6 muaj pa Diego Costën

15 nëntor 2019 | 13:11

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costas, do të jetë jashtë fushës në gjashtë muajt e ardhshëm. Lajmi është bërë me  dije të enjten nga mediet në Spanjë.

Kjo mungesë vjen si pasojë e asaj se sulmuesi Costa vuan nga një hernie diskale në qafë. Atletico Madridi ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit, por shpejt duhet të marrë një vendim për zgjidhjet që mund të gjenden.

E sigurt është që Diego Costa, i cili në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në 15 ndeshje, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rudolph Giuliani, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, po…