Atletico ankohet në FIFA, shkak veprimet e Barçës

19 dhjetor 2017 | 17:00

Atletico Madridi do të raportojë Barcelonën në FIFA për tentimin ilegal për transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann.

Klubi nga Madridi është i pakënaqur me paraqitjen publike të Barçës për transferimin e francezit dhe pritet të bëjë një ankesë zyrtare në shtëpinë e futbollit.

Mediet kanë raportuar se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është takuar me familjen e Griezmannit javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen për vitin e ardhshëm, derisa drejtori i klubit, Guillermo Amor ka thënë se takimi mund të konsiderohet si shenjë e mirë drejt marrëveshjes.

Shkaku i këtyre takimeve bordi i Atleticos ka marrë vendim që të bëjë ankesë zyrtare në FIFA.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka adresuar…