
Atletico barazon rezultatin ndaj Liverpoolit (video)
19 tetor 2021
| 21:46
Atletico Madrid e ka barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Liverpoolit në “Wanda Metropolitano”.
Vendasit, që e nisën keq ndeshjen duke pranuar dy gola të shpejtë, ka reaguar duke barazuar gjithçka.
Të dy golat i ka shënuar Antoine Griezmann. Për 1-2 shënoi në minutën e 20-të, derisa për 2-2 në atë të 34-të.