Atletico shtang Barçën, kualifikohet në finale

09 janar 2020 | 22:08

Një sfidë e çmendur ajo mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit e zhvilluar në Arabinë Saudite dhe e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Kryeqytetasit e Simeones kanë mposhtur katalanasit me rezultatin 2-3, teksa të pesta golat u realizuan në pjesën e dytë.

Atletico kaloi e para në avantazh me anë të Kokës, i cili gjeti rrugën e rrjetës, vetëm 15 sekonda pas aktivizimit në fushën e lojës.

Katalanasit e Valverdes reaguan menjëherë, teksa barazuan shifrat  në minutën e 51-të me anë të yllit argjentinas Lionel Messi. Nuk zgjati shumë baraspesha, pasi 11 minuta më pas, ishte radha e Antuan Grizmanit, i cili shifrat në 2-1.

Kur u mendua se kampionët në fuqi të La Ligas do të triumfonin, Atletico i befasoi të gjithë duke ri-përmbysur rezultatin në 3-2, falë golave të Moratës nga pika e bardhë e penalltisë dhe Coreas.

Pas këtij triumfi Atletico e Madridit do të përballet me Realin në finalen e Superkupës së Spanjës. Kujtojmë “galaktikët” e Zidane triumfuan ditën e djeshme ndaj Valencias me rezultatin 1-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri…