Atletico synon transferimin e Eriksenit në janar

06 shtator 2019 | 15:20

Atletico Madridi do ta tentojë transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se Atletico tashmë po bën gati ofertën për danezin, i cili ka mbetur i zhgënjyer që nuk arriti të largohet nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me “Spurs” që i skadon në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që të largohet në janar, pasi në verën tjetër do të jetë lojtar i lirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur…