Aubameyangi nuk e lë Arsenalin për Unitedin

30 shtator 2019 | 11:16

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka injoruar zërat se ai do të transferohet te Manchester Unitedi sezonin tjetër, me idenë se do të shkojë në një ekip të madh për të fituar më shumë trofe.

“Unë e ndiej se gjërat po ndryshojnë dhe se ne mund të fitojmë trofe tek Arsenali”, ka thënë sulmuesi nga Gaboni për të përditshmen britanike “The Mirror”. Aubameyang ka realizuar 48 gola në 72 ndeshje me Arsenalin. Ai shprehet se ndihet i lumtur në Londër.

“Jam i bindur se mund të bëjmë më mirë këtë sezon. Të largohem? Jam i lumtur këtu, ndihem mirë. Unë dua të luaj në nivele të larta dhe fitoj trofe. Kjo është ajo që dëshirojmë të gjithë”, ka shtuar Aubameyang.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se akademikët e universiteteve…