Auditori i Përgjithshëm kërkon fuqizimin e rolit të grave në shoqëri

08 mars 2021 | 18:53

52 për qind e personelit në Zyrën Kombëtare të Auditimit janë gra, sikurse edhe gjysma e pozitave udhëheqëse në nivele të ndryshme të organizatës përfaqësohen nga gratë, prandaj fuqizimi i pozitës së grave në Kosovë është misioni i përbashkët. Kështu ka deklaruar të hënën Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.

Osmani ka vlerësuar se roli i gruas është i pazëvendësueshëm në të gjitha fushat e jetës dhe zhvillimi i vendit pa pjesëmarrjen e gruas është i pamundshëm. Dita Ndërkombëtare e Gruas është vetëm një ditë simbolike.

Përgjatë gjithë historisë, roli i grave ka qenë i domosdoshëm për krijimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, kulturore, politike dhe jetësore. Gratë kosovare kanë luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha ngjarjet më vendimtare të historisë së Kosovës.

Sa i përket aspektit të barazisë gjinore, Zyra Kombëtare e Auditimit qëndron mirë dhe mund të shërbejë si shembull për institucionet tjera. Aktualisht 52 për qind e stafit të ZKA-së janë gra dhe po ashtu gjysma e pozitave udhëheqëse janë gra. Auditimet e organizatave buxhetore komplekse ku për zbatimin e auditimit cilësor kërkohet punë, dije e shkathtësi të veçanta zbatohen nga gratë. Këto pozita nuk janë dhuruar, por janë fituar falë kompetencës profesionale dhe punës së vazhdueshme duke i bërë që të jenë pjesë e vendimmarrjes në ZKA.


Në këtë ditë të shënjuar, kur vlerësohet roli dhe kontributi i grave, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani u ka dhuruar lule gruas së parë të punësuar në ZKA si dhe zyrtares për barazi gjinore, duke uruar që të fuqizohet pozita e grave në shoqërinë kosovare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe…