Augsburgu befason Dortmundin

26 shtator 2020 | 17:39

Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë në Bundesligë, duke u mposhtur 2:0 nga Augsburg, në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit gjerman. Për vendasit e Augsburg, kjo ishte fitorja e dytë, në po kaq ndeshje.

23 Felix Uduokhai në minutën e 40’, i dha epërsinë e parë Augsburgut. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Daniel Caligiuri, që shënoi në minutën e 52’.

Në xhiron e ardhshme, Dortmund në shtëpi pret Freiburgun, ndërsa Augsburg udhëton për t’u takuar me Wolfsburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një tjetër rast të…