Aurela Hoxha merr gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia

10 shtator 2020 | 11:08

Italia ka që prej dy shtatorit që ka nisur eventin e rëndësishëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Çdo vit ka patur masa të rrepta, por kësaj radhe ishin më ndryshe. Këtë vit në festival ishin të pranishme maska, dezinfektantë e termometra dhe masat e marra kundër Covid-19.

Mediat italiane kanë shkruar se para se personazhet VIP të parakalojnë në tapetin e kuq, iu nënshtrohen kontrolleve. E më pas ata kalojnë gjithë elegancë para aparateve fotografike, ku marrin vëmendjen e të gjithëve me look-un dhe veshjet e tyre.

E pranishme në tapetin e kuq ishte edhe modelja shqiptare Aurela Hoxha. Kjo e fundit ka publikuar në “Instagram” foto e video ku tregon se u shfaq tepër tërheqëse e veshur me një fustan të zi, krijim i Valdrin Sahitit.

Fustani i nxirrte në pah modeles linjat seksi, ndërsa Aurela kishte zgjedhur një makijazh të lehtë afër natyrales dhe i kishte bërë një krehje të thjeshtë flokëve.

Seksi dhe elegante, Aurela Hoxha merr gjithë vëmendjen në tapetin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ndodhet sot (e enjte) për…