Australia blen raketa, bota më e rrezikshme pas Covid-it

01 korrik 2020 | 12:10

Forca australiane e mbrojtjes do të blejë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe do të bëjë kërkime në sistemet e armëve hipersonike.

Kryeministri australian Skot Morrison ka paralajmëruar vendin të përgatitet për një botë më të rrezikshme pas pandemisë së Covid-19 dhe një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm indo-paqësor.

Kryeministri australian, në një fjalim të mbajtur të mërkurën, e vendosi theksin te një qëndrim më agresiv në mbrojtje, duke argumentuar se vendi ka nevojë për më shumë aftësi mbrojtëse ndërsa indo-paqësori bëhet fokusi i përplasjeve globale të erës sonë në mesin e tensioneve të shtuara mes Kinës dhe SHBA.

Morrison ka premtuar se do të shpenzojë 270 miliardë dollarë për kapacitete shtesë mbrojtëse gjatë dekadës së ardhshme, një rritje e konsiderueshme kjo nga 195 miliardë dollarët e 10 viteve të shkuara. Në kuadër të këtyre shpenzimeve, qeveria pritet të angazhohet edhe për blerjen e raketave Kruiz nga marina amerikane.

Po ashtu qeveria do të blejë edhe raketa të tjera që mund të mbulojnë mijëra kilometra por specifikat e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Duke i cilësuar marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, si të thyera, ndërkohë që vendet konkurrojnë për supremaci politike, ekonomike dhe teknologjike, Morrison argumenton se Australia, Japonia, India, Koreja e Jugut, vendet e Azisë juglindore dhe ato të paqësorit, duhet të zgjedhin rolin që do të luajnë në ravijëzimin e rajonit./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali amerikan në pension, Benjamin Hodges, ka thënë se beson…