Australia do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit (Video)

11 dhjetor 2018 | 16:00

Australia është duke planifikuar ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, por nuk do të zhvendosë ambasadën atje.

Raporte në mediet izraelite kanë bërë me dije se vendimi do të shpallet zyrtarisht të mërkurën, pasi të jetë ratifikuar gjatë ditës së sotme nga kabineti qeveritar.

Ajo që nuk dihet me siguri është nëse ekzekutivi australian do ta bëjë këtë njohje për të gjithë Jerusalemin apo vetëm për atë perëndimor.

Në qytet për çdo rast, Australia do të vendosë vetëm një zyrë konsullore. Supozohet se arsyeja e një vendimi të tillë do të jetë thjesht ekonomike. Kostoja e lëvizjes së ambasadës llogaritet diku tek 200 milionë dollarë. Kryeministri australian, Scott Morrison e kishte lënë të nënkuptohej që në muajin tetor marrjen në konsideratë të një veprimi të tillë.

Morrisoni, një evangjelist i devotshëm dhe kryetar i Partisë Liberale, i mori frerët e ekzekutivit në muajin gusht. Por, pavarësisht lëvizjes polemizuese, ai sërish shprehet i angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Presidenti amerikan Donald Trump ishte ai që shkaktoi një tërmet të vërtetë muaj më parë kur përmbysi papritur dekada të tëra politike të jashtme të Shteteve të Bashkuara me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe zhvendosjen e Ambasadës amerikane atje nga Tel Avivi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina duket se do të zvogëlojë tarifat në veturat e…